Live

Kina përdor konfliktin në Ukrainë për të forcuar përgatitjen ushtarake për Tajvanin

08:36 / 19 Prill 2025

Nga Kosova Live

Sipas ekspertëve, trupa kineze që luftojnë krah për krah me ushtrinë ruse në Ukrainë po grumbullojnë përvojë luftarake të rëndësishme, e cila mund të shfrytëzohet në një sulm të mundshëm ndaj Tajvanit.

Disa analistë besojnë se mundësia e një pushtimi të Tajvanit mund të realizohet brenda gjashtë muajve të ardhshëm, sipas raportimeve të The Hill.

Partia Komuniste Kineze ka kërkuar përvojë të drejtpërdrejtë në fushëbetejë, duke dërguar ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Popullore (PLA) në Ukrainë për të përgatitur ushtarët për luftërat e ardhshme.

Për PLA-në, fusha e betejës në Ukrainë shërben si një mësim i drejtpërdrejtë dhe i ashpër për përballjen me teknologjitë moderne si armët pa pilot dhe sistemet e luftës elektronike.

Nga ana tjetër, forcat ukrainase kanë arrestuar së fundmi disa ushtarë kinezë që luftonin në anën e ushtrisë ruse.

Shpërndaje në

U Kopjua