Live

Klinaku: S’besoj që Qeveria do ta bëj pastrimin e listave të veteranëve të rrejshëm, e kishte farsë dhe fushatë

18:01 / 14 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Ish ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pas vendimit të Gjykatë Themelore e cila në rigjykim i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga një vit burgim ish-kryeministrin Agim Çeku dhe 9 të akuzuarit: Rrustem Berisha, Shkumbin Demalijaj, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari, në rastin “Veteranët”. Kurse, u liruan nga akuza Nuredin Lushtaku dhe Smajl Elezaj.

Klinaku ka shkruar se nuk beson që Qeveria do të bëj rishqyrtimin e listës të veteranëve të rrejshëm, sic ka kërkuar Themelorja në vendim.

Postimi i plotë:

Gjykimi në rastin “Veteranët”, ndër të tjerash tha:

“Obligohet Qeveria e Republikës së Kosovës që pëmes komisioneve përkatëse në procedurë administrative të bëjë rishqyrtimin e listës prej 19 mijë e 500 veteranëve si në shtojcën e Prokurorisë Speciale”.

P.S

Se, a e bënë këtë Qeveria nuk e besoj hiq, për shkak se kurrë nuk i ka interesuar asaj kjo gjë, sepse vetëm e kishte farsë dhe fushatë këtë.

Shpërndaje në

U Kopjua