Trajneri fitimtar i Ligës së Kampionëve, Jurgen Klopp njihet për ankesat e shumta që bën.
Jurgen Klopp kësaj radhe kërkon që të ndryshohet kalendari i Premierligës.
Trajneri gjerman nuk do e ketë ekipin e plotë në ndeshjen e Supërkupës së Anglisë dfaj Manchester Cityt por as në fillimin e Premier Ligës.
Sadio Manes i është dhënë leja që të mungojë pas pjesëmarrjes me Senegalin në Kupën e Kombeve të Afrikës, turne që përfundoi me 19 korrik.
Kurse janë në dyshim edhe Mohamed Salah, Roberto Firmino dhe portieri, Alisson, që të gjithë i janë bashkuar vonë “Redsave” pas detyrave me kombëtare, me Brazilin e Egjiptin.
Gjermani u shpreh mjaft i shqetsuar për këtë:
“Këtë diskutim, dikush duhet ta fillojë”, tha Klopp.
“Kam folur me Carlo Ancelottin – Italia ka 20 ekipe gjithashtu dhe nis sezonin me 24 gusht. [Kalidou] Koulibaly ka luajtur me Sadion në Kupën e Kombeve të Afrikës dhe ka katër javë pushim. Ai nuk është as afër që të kthehet”.
“Nuk e di pse (Premierliga) starton kaq herët. Vitin e ardhshëm është Copa America dhe Evropiani dhe ne startojmë, mendoj, në të njëjtën datë. Nuk e di pse”, shtoi mes tjerash Klopp.