Live

KMDLNJ dënon kërcënimin me jetë ndaj Osmanit, kërkon nga policia të veprojë me urgjencë

15:13 / 20 Maj 2025

Nga Kosova Live

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka dënuar ashpër kërcënimin me jetë ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

KMDLNJ përmes një reagimi, ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të trajtojë rastin me urgjencë dhe të arrestojë sa më shpejt autorët.

Ky këshill thekson nevojën për ndëshkim të duhur për të parandaluar raste të ngjashme.

“Përmbajtja e teksti të kërcënimit ndonëse me një paqartësi, në fakt nuk ndërlidhet me detyrimet kushtetuese që i ka presidentja. Kohët e fundit shkaku i një eskalimi të raporteve ndërpartiake, është sforcuar kërcënimi, si mjet për arritjen e qëllimeve politike. Përveç politikanëve dhe figurave publike, cak i vazhdueshëm i sulmeve dhe kërcënimeve janë gazetarët ndërkaq që dënimet për këtë janë thuaja simbolike. KMDLNJ-ja e dënon kërcënimin ndaj presidentes Osmani dhe kërkon nga policia që ta trajtojë këtë dhe rastet e ngjashme me urgjencë në mënyrë që të parandalojnë pasoja më të rënda. Policia e Kosovës ka kapacitet të mjaftueshëm profesional dhe përvojë të suksesshme në trajtimin e këtyre rasteve andaj pritet që kërcënuesi të arrestohet shpejt dhe të japë përgjegjësi para ligjit”, thuhet në reagim transmeton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua