Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, deklaroi se edhe “zgjedhjet janë zgjidhje”.
Opinionisti politik, dhe gazetari Milazim Koci ka folur për këtë në Specialen e Klan Kosovës.
Ai theksoi se nuk parasheh gatishmëri edhe për zgjedhje të reja.
“Nuk shoh gatishmëri as për caktim të zgjedheve, sidomos jo për terminin e tyre, nëse mund të thuhet se pak a shumë opozita anon ka zgjedhjet që do mbaheshin në fillim të vitit të ardhshëm, LVV ka kërkuar zgjedhje paralele me ato lokale, unë kam përshtypjen që vështirë do merren vesh edhe rreth caktimit të zgjedhjeve”, tha ai.