Live

Konfiskimi i armëve dhe pajisjeve të dyshimta në veri, ky është i dyshuari që u identifikua nga Policia

18:28 / 23 Janar 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka zhvilluar të mërkurën një aksion në Mitrovicë të Veriut, që rezultoi me konfiskimin e armëve, pajisjeve për prodhimin e kriptovalutave dhe pajisjeve tjera të dyshimta. Një person i dyshuar tashmë është identifikuar, por i njëjti akoma nuk është kapur.

Sinjalizuesi nga Veriu ka bërë me dije për Sinjalin se i dyshuari për këtë rast është Bora Tuqev, rreth 52-vjeçar.

Në lidhje me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit në drejtim të veprës “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve”.

Mjetet e dyshuara janë gjetur pas bastisjeve në një shtëpi në rrugën “Kollashini”.

Nga Policia kanë bërë me dije se provat e konfiskuara janë:

“• Një armë e gjatë(pushkë ajrore),

• Pesë (5) Kartela Grafike për prodhimin e Kriptovalutave me pajisje përcjellëse,

• Dyzet e dy (42) minera për prodhim të Kriptovalutave me pajisje përcjellëse,

• Një (1) shtëpizë e Kompjuterit

• Një (1) karikator i revoles

• Katërmbëdhjetë (14) fishek të revoles kalibri 9 mm

• Një (1) Radiolidhje

• Një (1) kamerë vëzhgimi,

• Një (1) Divijar,

• Një (1) vulë metalike dhe

• Një (1) Letërnjoftim“.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...