Live

Konflikt në një hotel në Vlorë, disa të plagosur

08:07 / 12 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Një konflikt ka ndodhur pak momente më parë në zonën e “Ujit të Ftohtë”, në Vlorë.

Mësohet se disa persona janë konfliktuar tek vendi i quajtur Rrapi në Ujin e Ftohtë, në ambientet e një hoteli.

Janë konfliktuar me shkelma, grushta dhe sende të forta, shkruan A2.

Konflikti ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës.

Dyshohet se kemi të plagosur, sipas burimeve brenda Policisë së Vlorës.

Shpërndaje në

U Kopjua