Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjuufca ka thënë se Vetëvendosje do ta analizoj planin 15 pikësh të LDK që u prezantua sot për Qeverinë e Unitetit.
Konjufca konfirmoi se një koalicion i Vetëvendosjes me LDK do të ishte i mirëseardhur për të.
“Cdo veprim të partive tjera duhet me marr seriozisht, nuk jam aspak për me nënqmu askënd.
Secila parti që ka ide që e ka ndonjë ide ose prodhon dokument që është valid duhet me u anlizu, pse kanë thënë kështu, cili është qëllimi i tyre..”
“Do të analiozohet edhe prej VV kjo që u prodhua nga LDK. Të vetmin problem e kemi qe me LDK është paradoksal kur e analizon deri në fund pozicionimi I tyre që thotë se me VV është e pamundshme, kurse ekuacioni dy kur I shtohet kësaj edhe PDK bëhet shumë mirë. Këtu nuk mundem me konceptu. Dmth LDK+VV = me keq, LDK+VV++PDK=super. Për menidmin tim ekuacioni më mirë do të ishte VV+LDK pa të tjerat se me të thënë të drejtën kemi nevoj për një opozitë edhe sa ma e fortë ma e mirë”, tha Konjufca në ATV.