Live

Kosova dhe Garda e Iowa-s thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

17:47 / 11 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Kosova dhe Garda e IOWA-s e kanë thelluar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

Në kuadër të këtij partneriteti, Stephen Osborn realizoi një vizitë zyrtare në Kosovë.

Osborn, u takua me Nënkomitetin për Mbrojtje dhe Siguri, në prani të Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes dhe Zyrës Ekonomike të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë,

Në njoftimin e ambasadës thuhet se gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes së Kosovës, mbështetjen për Planin Gjithëpërfshirës dhjetëvjeçar të Tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, avancimin e stabilitetit rajonal, promovimin e industrisë amerikane dhe fuqizimin e angazhimit të përbashkët për siguri dhe zhvillim ekonomik.

Shpërndaje në

U Kopjua