Live

Kosova e kërkon sot medaljen e dytë në Abu Dhabi

09:27 / 25 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Kosova do ta kërkojë sot medaljen e dytë në Grand Slamin “Abu Dhabi 2019”.

Akil Gjakova do të garojë në kategorinë deri në 73 kilogramë, në evenimentin që po mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Xhudisti pejan e ka kaluar rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë do të ketë punë me indianin Nilesh Balhara, i cili e kaloi rrethin e parë pasi e mposhti xhudistin Abdulelah Albali.

Gjakova synon të jetë i suksesshëm sot dhe t’ia sjell Kosovës medaljen e dytë nga Abu Dhabi pasi paraprakisht dje Majlinda Kelmendi e fitoi medaljen e artë në kategorinë 52 kilogramë.

Kurse, motra e Akilit, Nora Gjakova u eliminua herët nga kjo garë.

Duhet cekur se nesër do të garojë xhudistja e katërt pjesëmarrëse e Kosovës në “Abu Dhabi 2019”, Loriana Kuka.

Përpos medaljeve, kjo garë ka rëndësi të madhe edhe për pikë olimpike.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...