Live

Kosova mposht Azerbejxhanin në Prishtinë, mban gjallë shpresat për kualifikim

22:21 / 20 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Kombëtarja A e Kosovës te meshkujt në basketboll ka regjistruar një fitore të madhe sonte ndaj Azerbejxhanit, në parakualifikimet për FIBA Kupën e Botës 2027, duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim, shkruan Sinjali Sporti.

“Dardanët” triumfuan me rezultat 81-79, në ndeshjen që u zhvillua në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë.

Kësisoj, Kosova arrin tani fitoren e dytë në këtë kampanjë në grupe, ku ndodhet bashkë me Zvicrëm, Irlandën dhe Azerbejxhanin.

“Dardanbët” do të jenë në aksion edhe më 23 shkurt, ku do të duelojnë me Zvicrën në rrugën drejt kualifikimit në fazën e ardhshme.

Shpërndaje në

U Kopjua