Live

Kosova “po ia fal” Evropës profesionistët

21:57 / 02 Janar 2023

Nga Kosova Live

Në këto banka vite më parë ishte i ulur si student. Këtu është kthyer sërish por tani si profesor.

Petrit Rama ka ardhur nga Gjermania për të mbajtur ligjëratë para studentëve të Universitetit të Prishtinës.

Që 4 vite ai ka lëshuar Kosovën dhe aktualisht është ligjërues në Universitetin e Kaiserslautern si dhe kandidat për doktoraturë për inxhinieri kompjuterike në shtetin gjerman.

Braktisja e Kosovës nuk ka qenë e lehtë për të. Mirëpo kushtet e punës e kanë drejtuar tek mundësitë që ofrohen jashtë kufijve.

Por në të ardhmen ai shpreson që të kthehet dhe të kontribuojë shtetit të tij.

Largimin nga vendi e ka menduar Erna Hulaj, e cila është studente në fushën e IT-së.

Por ajo planifikon që nga Kosova të punojë për ndonjë kompani ndërkombëtare.

Madje  kërkesat për inxhinieri kompjuterike, sipas profesorit Blerim Rexha janë rritur mjaftë shumë.

Por jo vetëm profesionistet e kësaj fushe janë duke lëshuar Kosovën.

Një numri i madh i infermierëve kanë migruar për në vendet evropiane, për shkak të kushteve të punës.

Largimi i këtyre profesionistëve  ka shkaktuar mungesë të madhe të punëtorëve.

Vendin gjithashtu e kanë braktisur edhe një numri i madh i mantel bardhëve.

Shpërndaje në

U Kopjua