Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme vendosi për afatet e të gjitha aktiviteteve zgjedhore dhe që i takojnë zgjedhjeve lokale, që do të mbahen më 12 tetor 2025.
Fushata për zgjedhjet lokale do të zhvillohet nga 13 shtatori deri më 12 tetor, shkruan eo.
Me anë të këtij vendimi, KQZ caktoi kohën e saktë të fillimit dhe të mbarimit të një aktiviteti zgjedhor në kuadër të përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve për kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.
