Live

KQZ pranon vendimin e PZAP-së: Brenda 48 orëve, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën Supreme

14:20 / 24 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka pranuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për çështjen e certifikimit të Listës Serbe.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, deklaroi për Klan Kosovën se palët kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën Supreme brenda 48 orëve.

“Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesën e paraqitur në këtë institucion. Ndaj këtij vendimi të PZAP-it, palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve në Gjykatën Supreme. KQZ do të presë që vendimi të marrë formën e prerë”, tha Elezi.

Rreth këtij vendimi të PZAP-së, Klan Kosova ka raportuar edhe më herët gjatë.

Shpërndaje në

U Kopjua