Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka uruar festën e Kurban Bajramit.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi thotë se kjo ditë rikujton që përballë çdo sfide, padrejtësie apo dhembjeje, duhet të qëndrojnë më lart mëshira, afërsia, mirëkuptimi dhe falja.
“E mëshira Ime ka përfshirë çdo gjë. (Surja El-A’raf). Kjo ditë e bekuar, ndër të tjera, na rikujton se, përballë çdo sfide, padrejtësie apo dhembjeje, duhet të qëndrojnë më lart mëshira, afërsia, mirëkuptimi dhe falja jonë. Sakrifica personale në emër të një të mire më të madhe”.
“Uroj që këto vlera të na udhëheqin në familje, në shoqëri, në vendimmarrje dhe në jetën tonë të përditshme. Sot, kur shoqëria jonë ka nevojë më shumë se kurrë për solidaritet dhe mirëbesim, le të frymëzohemi nga kjo festë për të qenë më pranë njëri-tjetrit dhe më të përkushtuar ndaj atdheut tonë. Zoti e bekoftë popullin tonë me paqe, shëndet dhe mirësi. Gëzuar Kurban Bajramin!”, ka shkruar Kransiqi.