Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka komentuar edhe një herë intervistën ultra ekskluzive të ish-presidentit Hashim Thaçit në “Rubikon” të Klan Kosova.
I pari i PDK-së u emocionua derisa fliste për mesazhet që dha Thaçi në intervistën e mbrëmshme, derisa shtoi se këshillat e tij do të duhej t’i marrin parasysh të gjithë politikanët, transmeton Klankosova.tv.
“Ka qenë emocionuese me i dëgju me zë të tjetër kujt fjalët e presidentit Thaçi. Shumë prej atyre fjalëve i kam dëgjuar në takimet dhe vizitat që i kemi me të në Hagë, por besoj që ajo që e ka veçuar në atë intervistë është fakti që edhe gati 5 vite pa qenë prezent fizikisht pro duke u mbajtur në paraburgim, ai dha shumë dashuri për Kosovën dhe qytetarët, shpërfaqi një vizion krejtësisht racional dhe të mençur politikisht se çfarë duhet të bëjë Kosova sot”, u shpreh ai.
“Pa e pasur involvimin direkt dhe me një distanca kohore në angazhimin publik, vërtetë pati shumë këshilla, të cilat secili politikan do të duhej t’i merrte parasysh e sidomos sa i përket pozicionit të Kosovës në ndryshimet gjeopolitike që kanë ndodhur”.
“Shpresoj që ta kenë parë edhe qytetarët në përgjithësi, dhe ta kenë vlerësuar atë sinqeritet të jashtëzakonshëm që e përshkoi atë intervistë”, tha Krasniqi.