Live

Krasniqi takon të dërguarën e posaçme të Britanisë së Madhe: Folëm për krizën institucionale që po e dëmton vendin

19:23 / 14 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim Dame Karen Pierce, të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.

Pwrmes njw postimi nw Facebook, Krasniqi thotw se nw takim u diskutua për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, me fokus në krizën institucionale që po e dëmton vendin si në planin e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

“Diskutuam për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në rajon, me fokus të veçantë në krizën institucionale që po e dëmton vendin, si në planin e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. E njoftova me qëndrimet dhe përkushtimin e Partisë Demokratike të Kosovës për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate, përmes respektimit të Kushtetutës”, shkruan Krasniqi.

Ai gjithashtu falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në të gjitha etapat shtetformuese, nga liria e deri tek aspiratat euroatlantike.

Në takim u diskutua edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe nevojën për një marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke si kusht për paqe të qëndrueshme dhe integrim të plotë të rajonit.

Shpërndaje në

U Kopjua