Live

“Krejt po e tradhtojnë njëra-tjetrën”, çfarë po ndodh me propozimet për krijim të qeverisë?

09:29 / 13 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Derisa kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku po insiston në një Qeveri Uniteti, një përgjigje i erdhi nga homologu i tij i PDK-së, Memli Krasniqi.

Krasniqi u shpreh i gatshëm për një qeveri të përbashkët me LDK-në, AAK-në dhe NISMA-n, transmeton klankosova.tv.

Lidhur me këtë temë, analisti Shkodran Rexhaj në emisionin “Ora Shtatë”, tha se këto bisedime në distancë po e konfirmojnë që nuk ka vullnet dhe nuk ka hapa konkret që të krijohet në bllok opozitar.

“Me deklarimet në media, opozita është e gatshme. Por nëse e masim me veprime konkrete, atëherë kjo lë shumë për të dëshiruar”, u shpreh Rexhaj.

Nga ana tjëtër, gazetari Ardian Gaxheri thotë se kanë mundur të merren iniciativa për t’u krijuar një qeveri e opozitës.

“Me gjasë nuk kanë pasur vullnet të formojnë edhe qeveri të opozitës”, tha Gaxheri.

Ndërsa gazetari Visar Dili thotë se secila parti po e tradhton njëra-tjetrën nga pak.

“Nuk e kanë problem këtë pjesë. LDK po e tradhton opozitën duke ardhur me një Qeveri Tranzicionale, PDK-në e kemi që del dhe shkon në bisedime me Vetëvendosjen, pra gjithë ka pak po e tradhtojnë njëri-tjetrin”, u shpreh Dili.

Shpërndaje në

U Kopjua