Pas katër orësh në selinë blu, kreu i PD-së, Sali Berisha, ka shkuar në shtëpi.
Ai ka monitoruar të gjithë procesin e votimit nëpërmjet mediave dhe zhvillimeve të fundit që transmetohen.
Më herët kreu i opozitës doli me një deklaratë për media, ku falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen dhe u bëri thirrje që të shkojnë të ushtrojnë vullnetin e tyre të lirë për të votuar.
Në mëngjes në shkollën 9-vjeçare “Kosova”, kryedemokrati i shoqëruar nga bashkëshortja, votuan bashkë me djalin dhe nusen e djalit.