Live

Kreu i Shtetit të Antigua dhe Barbudas arrin në Kosovë, do të marrë pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

15:16 / 01 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Me ftesë të presidentes Vjosa Osmani, në Kosovë ka arritur Kreu i Shtetit të Antigua dhe Barbudas, Guvernatori i Përgjithshëm Sir Rodney Williams dhe Zonja e Parë Lady Sandra Williams.

Në njoftimin e Presidencës, thuhet se Guvernatori i Përgjithshëm do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës si dhe do të jetë pjesëmarrës i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nën udhëheqjen e Presidentes Osmani.

Shpërndaje në

U Kopjua