Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlic Radman, ka njoftuar se konsulli kroat dhe gruaja e tij janë plasgoru nga sulmi i ndodhur në Tel Aviv, pasi ndërtesa ku ata jetonin ishte goditur.
Radman ka thënë se ka biseduar personalisht me ta dhe se për fat të mirë janë me lëndime të lehta që s’janë kërcënuese për jetën.
“Jam i tronditur nga lajmi se konsulli ynë dhe gruaja e tij u plagosën në sulmin në Tel Aviv. Ndërtesa ku ata jetojnë u godit. Kam folur personalisht me ta dhe për fat të mirë, lëndimet janë të lehta dhe jo kërcënuese për jetën”, ka njoftuar ai, raporton Express.
“Ministria e Jashtme e Kroacisë është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën dhe po marrim të gjitha masat për të siguruar sigurinë e tyre.Ne i dënojmë fuqimisht sulmet ndaj civilëve dhe objekteve diplomatike.Ne bëjmë thirrje për deeskalim dhe përmbajtje të menjëhershme.”, përfundon njoftimi i Radman.