Live

KRU “Gjakova”: Është stabilizuar furnizimi me ujë në Rahovec

17:14 / 03 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Gjendja e furnizimit me ujë në qytetin e Rahovecit është stabile, njoftojnë nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”.

Në një postim në Facebook kjo kompani thekson se aktualisht i gjithë qyteti është i furnizuar me ujë të pijshëm, pas reduktimeve me të cilët u përballën rahovecianët.

Për të ruajtur stabilitetin në Zonën 2 dhe Zonën 3, deri të enjten do të vazhdojmë me reduktime të përkohshme në furnizim deri në 80% të Zonës 1, gjatë orarit nga ora 23:00 deri në 05:00”, thuhet tutje në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua