Live

Kryediplomatja finlandeze pyetet pse nuk i takoi Kurtin e Gërvallën, në përgjigje përmend bllokadën politike në institucione

18:00 / 16 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Kryesuesja e OSBE-së, njëherit edhe ministre e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, sot është takuar me presidenten Osmani, me të cilën kanë mbajtur konferencë për media pas takimit.

Ajo është pyetur nga gazetarët se pse nuk është takuar me kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe ministren në detyrë të Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, por nuk është përgjigjur.

Ajo ka thënë se shpresojnë “fuqimisht që shumë shpejt do të ketë një zgjidhje për ngërçin në Kuvend dhe Qeveri”.

Në media është raportuar se shefi i zyrës së BE’së në Kosovë, Aivo Orav, u ka kërkuar zyrtarisht institucioneve dhe diplomacisë europiane të shmangin takimet me qeveritarët në detyrë.

Shpërndaje në

U Kopjua