Australia ka njoftuar se veç ambasadorit ka dëbuar edhe tre zyrtarë tjerë iranianë, pas akuzave se qeveria iraniane ka drejtuar sulme antisemite në qytetet e Sidneit dhe Melburnit.
Kryeministri australian, Anthony Albanese, e quajti këtë akt “një agresion të rrezikshëm të orkestruar nga një komb i huaj”, transmeton klankosova.tv.
Sulmet, që ndodhën vitin e kaluar, fatmirësisht nuk shkaktuan të lënduar, por ngjallën shqetësime serioze për sigurinë e komunitetit hebre në Australi.
Shefi i Agjencisë për Inteligjencën e Sigurisë në Australi (ASIO), Mike Burgess, tha se agjencia ka pasur informacione që sugjerojnë se Irani mund të jetë i përfshirë në sulme të tjera ndaj objektivave hebre në Australi.
Ambasadori Sadeghi dhe tre funksionarë të tjerë iranianë janë urdhëruar të largohen nga Australia brenda shtatë ditëve.
Deri tani, Irani nuk ka reaguar zyrtarisht ndaj këtyre akuzave.
Ky është akti i parë i dëbimit të një ambasadori të huaj nga Australia që nga Lufta e Dytë Botërore.