Pasi u zgjodh kryeministër i Britanisë së Madhe mediat shqiptare filluan me aludime për prejardhjen e kryeministrit, duke thënë se është shqiptar.
E gjithë kjo si pasojë e një një botimi të Ryan Gingeras, një ekspert i historisë së Turqisë, Ballkanit dhe lindjes së mesme.
Por vet studiuesi tashmë e sqaroi situatën
Studiuesi dhe autori Gingeras, në një sqarim për gazetën shqiptaro amerikane, Illyria, thekson se ka një ngatërresë për sa i takon Ali Kemalit, stërgjysh të Boris Johnsoni
“Unë – thotë Gingeras, në librin tim, kam folur për kapitenin Ali Kemal, me origjinë shqiptare, dhe jo Ali Kemalin që u bë ministër mbrojtjeje në perandorinë otomane”.
Gingeras, është autor i njohur i një seri veprash për Perandorinë Turke, sidomos periudhës së fundit të saj. Pikërisht një vepre të tij, “Brigje të trishta” (Dhunë, Etnicitet dhe fundi i Perandorisë Otomane 1912-1923) i referohen lajmet sipas të cilave, stërgjyshi ottoman Ali Kemali, i udhëheqësit konservator Jonson, është me origjinë shqiptare.
Por, Ali Kemal Bej, stërgjyshi i Johnson, ishte në fakt një gazetar, poet dhe politikan, që për afro tre muaj ka qenë ministër në perandorinë otomane. Ai u vra gjatë luftës turke për pavarësi.