Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, udhëton sot për në Hagës për t’u intervistuar si i dyshuar nga Gjykata Speciale. Ai ka thënë se nuk do të ketë të angazhuar ndonjë avokat, posre do të mbrohet i vetëm. “Nuk mendoj që kam nevojë për avokat, mendoj që jam i pafajshëm, ndoshta duhet të kem një këshilltar ligjor”, ka thënë Haradinaj për media.
Në anën tjetër, nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, ka thënë së ftesa e Gjykatës Speciale ndaj Haradinaj “është vetëm fillimi”. Do të vijnë edhe 5-6 ftesa të tjera”, ka deklaruar Haziri, i ftuar në emisionin DPT te Fidani “Procesi po shkon drejt hapjes dhe jo drejt mbylljes. “Këto janë vetëm ftesa për dëshmi. Shumë shpejt kanë me ardhë aktakuzat”, ka thënë kryetari i Gjilanit.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pa asnjë paralajmërim ka dhënë dorëheqje të parevokueshme fundjavën që shkoi pasi kishte marrë një thirrje për t’u paraqitur në Gjykatën Speciale si i dyshuar