Live

Kryetari i Vitisë reagon pas vrasjes së vajzës nga Kosova në Graz të Austrisë

18:55 / 10 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Vajza nga Kosova që u vra në Graz të Austrisë është nga Komuna e Vitisë, dhe vjen nga familja Behrami.

Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Komunës së Vitisë , Sokol Haliti.

“Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vitisë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe më të thella. Jemi me ju në këtë moment të vështirë dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe. Kujtimi i saj do të mbetet gjithmonë i gjallë ndër ne”, ka shkruar Haliti në rrjetin social Facebook.

Ai ka shpërndarë edhe fotografinë e vajzës.

Theksojmë se ministri i Brendshëm i Austrisë ka konfirmuar se në mesin e viktimave që mbetën të vrarë në sulmin në një shkollë të mesme në Graz, janë gjashtë vajza dhe tre djem.

Shpërndaje në

U Kopjua