Live

Kryeziu me propozim: Të kandidohen tre deputetë për kryetar Kuvendi

20:35 / 24 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu tha se ka një propozim, që të kandidohen tre deputetë për kryetar Kuvendi.

Ai u shpreh se mund të jetë, Albulena Haxhiu, Fatmir Limaj dhe siç u shpreh ai, një neutral.

“E kam dhënë një propozim për pasnesër edhe po u them edhe sot, që me kalu edhe me qenë krejt të lumtur. Me i kandidu tre kandidatë për kryetar, nuk e ndalon Kushtetuta, Albulenën, Fatmirin dhe një neutral, tre”.

“Hyjnë në vota të fshehta, askush nuk e pengon, njëri prej tyre cili të fitojë, bëhet kryetar”, u shpreh Kryeziu duke thënë se Kushtetuta e lejon një gjë të tillë në Klan Kosova.

Shpërndaje në

U Kopjua