Live

“Kur më vdiq vjehrra isha në zgjedhje, s’mora pjesë në varrim”, Daka emocionohet

10:54 / 25 Maj 2025

Nga Kosova Live

Valdete Daka është emocionuar teksa fliste për mospraninë e saj në shumë ditë të veçanta gjatë kohës sa ishte kryetare e KQZ-së.

Ajo tregoi se në zgjedhjet e vitit 2017 i vdiq vjehrra, por për shkak të pozitës së saj, nuk ishte e pranishme as në shtëpi e as në varrim.

Poashtu, Daka përmendi edhe djalin e saj për të cilin tha se kur e përfundoi shkollën, nuk ishte aty si të gjithë prindërit.

“Momenti kur djali im i vogël përfundoi shkollën nuk kam qenë atje, ose kur vjehrra ime ka ndërruar jetë në ditën e zgjedhjeve, në vitin 2017 dhe unë nuk kam qenë prezente në varrim, e as në shtëpi sepse ka qenë dita e zgjedhjeve, nuk kam mundur të jem e pranishme. Ka pasur ditëlindje, dasma e plot ditë në të cilat nuk kam qenë e pranishme. Ka pasur aq shumë zgjedhje saqë gjithmonë diçka ka ndodhur derisa unë kam qenë në zgjedhje”, tha Daka, njofton Klankosova.tv.

“Nuk ka qenë e lehtë, por gjithmonë ka mbizotëruar që je në krye të një institucioni dhe duhesh me qenë patjetër, ose ta lësh krejt. Nuk e kam menduar që do jem 10 vjet si kryetare. Ka qenë gjatë, por nuk e mendova që do ta çoja aq gjatë. Kam menduar që aktualisht është dashtë që mandatin tim ta përfundoj këtë vit dhe nuk e kam menduar kurrë që në atë mënyrë do të dalë nga KQZ-ja, që në fund do të dal në atë formë, nuk ka qenë e lehtë e as eksperiencë e këndshme”.

Shpërndaje në

U Kopjua