Live

Kurorëzohet bija e ish-presidentit Rugova

18:21 / 23 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Teuta Rugova, e bija e ish-presidentit Ibrahim Rugova, është kurorëzuar sot me Agron Xheloshajn, djalin e politikanit shqiptar në Mal të Zi, Nik Xheloshaj.

Kurorëzimi u bë sot, në rezidencën e familjes Rugova në Prishtinë, në praninë e familjarëve.

Dasma e ish-deputetës së LDK-së do të bëhet të premtën më 25 korrik.

Shpërndaje në

U Kopjua