Në këto qaste, një takim po mbahet mes dy liderëve Isa Mustafa e Albin Kurtit, në një nga restorantet e kryeqytetit.
LDK-ja dhe Vetëvendosja ka kohë që kanë filluar bashkëpunimin për rrëzimin e Qeverisë e edhe takime për koalicione të mundshme.
Mediat nuk janë lejuar, por pritet të kuptohet pas takimit nëse do të ketë ndonjë marrëveshje mes dy liderëve opozitarë.