Live

Kurti e ambasadori turk flasin për zgjedhjet dhe marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes

16:43 / 21 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua sot me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Bashkë diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet e fundit në vend.

Në mesin e temave të takimit ishin mbarëvajtja e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit dhe përmbyllja e procesit zgjedhor.

Kryeministri falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin dhe rolin e tij në fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë në fusha të ndryshme e me interes të përbashkët.

Gjatë bisedës, Kurti gjithashtu theksoi takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, me të cilin kishin diskutuar për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin bilateral Kosovë-Turqi, veçanërisht në fushën e mbrojtjes.

Shpërndaje në

U Kopjua