Live

Kurti e ftoi opozitën ta sfidojë, Gashi: Ta shohim…

11:22 / 21 Maj 2025

Nga Kosova Live

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi komentoi shkurt deklaratën e Albin Kurtit të cilën e bëri mbrëmë në televizionin publik, ku ftoi opozitën ta sfidojë për qeverinë.

Para mediave, Gashi u përgjigj shkurt: “Ta shohim…”, pra nëse opozita do ta sfidojë Kurtin, njofton Klankosova.tv.

Poashtu, deputeti i LDK-së tha se e drejta e partisë fituese është që ta propozojë kryetarin e kuvendit.

“Ka të drejtë ekskluzive dhe ta propozojë i pari qeverinë. Tash i mbetet atij me e bë shumicën, nuk jemi ne me e bë shumicën”, tha Gashi.

Shpërndaje në

U Kopjua