Live

Kurti, Jashari e Maqedonci shohin ushtrimet e ‘‘Defender Europe 25’’: FSK po dëshmon aftësitë me ushtritë e NATO-s

22:00 / 31 Maj 2025

Nga Kosova Live

Albin Kurti, kryeministër në detyrë, sot gjatë ditës së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, si dhe me ministrin e Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, kanë vizituar zonat ku po mbahen ushtrimet për ‘‘Defender Europe 25’’.

Ata kanë vizituar komandën e divizionit 28 të këmbësorisë së ushtrisë së Shteteve të Bashkura të Amerikës e cila, siç ka shkruar Kurti, drejton me të gjitha brigadat shumëkombëshe në regjionin e Europës Juglindore.

Kurti ka shkruar edhe se ushtria e vendit po dëshmon çdo ditë aftësitë ndërvepruese me ushtritë e vendeve të NATO-së.

Shpërndaje në

U Kopjua