Live

Kurti mirëpret rritjen e bashkëpunimit me Danimarkën në çështjet ekonomike

08:10 / 25 Maj 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrat e Ekonomisë dhe Shëndetësisë, Artane Rizvanolli dhe Arben Vitia, si dhe me shefin e Stafit të kryeministrit, Luan Dalipi, u takuan sot me ambasadorin danez në Kroaci, Ole Frijs-Madsen dhe drejtuesin e Këshillit për Tregti në Ambasadën e Danimarkës në Kroaci, Zarko Masanovic, për të diskutuar mbi marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

Në takim, kryeministri Kurti dhe ambasadori danez shprehën kënaqësinë e tyre për nivelin e lartë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës dhe të dy palët mirëpresin një intensitet të rritur të bashkëpunimit në çështje ekonomike.

Ambasadori Frijs-Madsen theksoi interesimin e Danimarkës për mundësi investimesh në sektorët e shëndetësisë, minierave dhe energjisë së ripërtritshme. Ndërsa, Kryeministri Kurti shprehu besimin se Kosova ka potencial të madh për të rritur atraktivitetin e saj për investitorët danezë dhe se ky bashkëpunim i thelluar mes dy shteteve do të sjellë avantazhe të konsiderueshme për të dy vendet.

“Të dy palët u pajtuan që të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe për të identifikuar fusha të reja të interesit të përbashkët, që mund të forcojnë më tej marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Shpërndaje në

U Kopjua