Live

Kurti për nenin 7: Do të sigurohemi që minoritetet të mos diskriminohen, kushtetutshmërinë e respektoj në përpikmëri

23:58 / 18 Mars 2023

Nga Kosova Live

Pas përfundimit të takimit të Ohrit ku palët janë dakorduar për aneksin e zbatimit, kryeministrit Kurti foli për media

Ai ka thënë se është për standardet më të larta për minoritetet që ata të mos kenë diskriminim, kur u pyet nëse është arritur ndonjë dakordim për Asociacionin.

Megjithatë nuk është përgjigjur nëse janë pajtuar ta bëjnë Asociacionin sipas marrëveshjes së 2013, 2015 apo ndonjë forme tjetër.

“Nuk është vetqeverisje, është vetmenaxhim. Unë jam kryeminmistër i të gjithë qytetarëve andaj angazhohem jo vetëm shqiptarët, por për të gjitha pakciat tjera. Unë angazhohem për të gjithë dhe u shërbej të gjithëve. Në këtë aspekt ekziston një paragraf që vlet për një nivel të vetmenaxhimit dhe natyrisht që ne do të udhëhiqemi prej standardeve më të larta që edhe serbët në Kosovë të mos kenë asnjë cenim, asnjë diskriminim duke mos harruar që propozimi i Ahtissarit u ka krijuar mundësi të mëdha”.

“Ka rend kronoligjik të marrëveshjeve, nuk ka hierarki logjike dhe as vlerore dhe ne kësaj i përmbahemi. Kushtetutshmëira, ligjhshmëria, funksionimi i shtetit, të gjitha këto janë parime bazë që i respektoj në përpikmëri”, ka deklaruar Kurti.

Shpërndaje në

U Kopjua