Live

Kurti viziton një fermer nga Ferizaj që Ministria i dha subvencion: Të lumtur që kemi kujt t’i ndihmojmë

14:09 / 13 Korrik 2024

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot fshatin Zllatar të Komunës së Ferizajt, për të parë nga afër tokën e mbjellur me luledielli të fermerit Shukri Sallahu.

Kurti ka shkruar se fermeri Sallahu sivjet ka mbjellur 53 hektarë, 23 më shumë se vitin e kaluar.

“Vitin e kaluar i kishte mbjellur 30 hektarë ndërsa në këtë vit 53 hektarë. Vitin e kaluar kishim subvencionuar gjithsej 280 hektarë me luledielli ndërkaq sivjet kemi pranuar aplikime për subvencione për 1100 hektarë. Sa më e madhe mbështetja aq më të mëdha të mbjellat dhe aq më e lartë siguria e fermerëve në punën e tyre”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurse në video Kurti thotë: “Ne jemi shumë të lumtur që kemi kujt t’i ndihmojmë, e kemi për kë të punojmë, meqenëse  puna në Qeveri është veçse infrastrukturë për punën e vërtetë që bëhet të fermerëve tonë për bukën tonë, për ushqimin tonë”, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

Në Zllatar të Ferizajt, te fusha e gjerë e mbjellur me luledielli e fermerit Shukri Sallahu.

Vitin e kaluar i kishte mbjellur 30 hektarë ndërsa në këtë vit 53 hektarë. Vitin e kaluar kishim subvencionuar gjithsej 280 hektarë me luledielli ndërkaq sivjet kemi pranuar aplikime për subvencione për 1100 hektarë. Sa më e madhe mbështetja aq më të mëdha të mbjellat dhe aq më e lartë siguria e fermerëve në punën e tyre.

Ushqimi ynë, në tryezat tona duhet të jetë nga toka jonë në të gjitha kulturat bujqësore që mund të kultivohen në Kosovën tonë të dashur.

Bashkë me mua ishin zëvendësministri Imri Demelezi, drejtues dhe anëtarë të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Ferizaj dhe Viti, Fatbardha Zogaj Reka, Shpend Hysaj, Xhevat Sallahu dhe Arsim Ademi, dhe deputetët Valon Ramadani, Enver Haliti, Adelina Grainca e Shqipe Metaj Isufi.

Shpërndaje në

U Kopjua