Live

Kush qëndron pas tregtisë me energji elektrike? (VIDEO)

07:57 / 31 Maj 2025

Nga Kosova Live

Avokati i PDK-së, Faton Fetahu, në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se ZRrE nuk ka nxjerr vendim formalisht për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.

Sipas, Fetahut, ZRre do të duhej të bënte liberalizimin e tregut të energjisë elektrike vetëm kur të kishte një raport hetimor nga ana e Agjencisë Kosovare për mbrojtjen e konkurrencës.

“ZRrE nuk ka nxjerr vendim formalisht, por edhe ne faqet e ZRrE nuk e ka një vendim të tillë për një çështje kaq kapitale të fushës së energjisë, për atë të tregut të lirë. Kjo është bërë me qëllim t’i iket betejës gjyqësore”, tha Fetahu.

Ndër tjerash, Dalipi ka paralajmëruar se do të marrin masa për rastin e Luan Dalipit, shefit të kabinetit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të cilin tha se kompaninë “NDA” ia ka transferuar vëllait të tij.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

Shpërndaje në

U Kopjua