Kuvendi i Komunës së Rahovecit ka miratuar deklararën kundër gjuhës fyese të Igor Popoviq ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga Komuna e Rahovecit, përcjell Klankosova.tv.
Ndërkaq, dje Kryetari i Komunës, Smajl Latifi prezantoi deklaratën para asambleistëve, duke theksuar rëndësinë e saj për mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare.