Live

Kuvendi mblidhet sot për të 29-ën herë, a do të arrihet konstituimi i tij?

07:56 / 09 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot, në përpjekjen e 29-të për të arritur konstituimin e këtij institucioni.

Megjithëse, si 28 herët paraprake, sipas deklaratave dhe qëndrimeve të ish-opozitës si dhe partisë fituese të zgjedhjeve, as sot nuk do të ketë ndonjë ndryshim në ngërçin e krijuar politik, transmeton Klankosova.tv.

Seanca e sotme nis nga ora 11:00.

Sakaq më 15 qershor bëhen dy muaj që nga nisja e bllokadës së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua