Live

Kuvendi ”s’e pret” kurbanin, dështon edhe tentativa e 27-të

11:36 / 05 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Ka dështuar edhe tentativa e 27-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Seanca e sotme u mbajt para 48 orësh, duke marrë parasysh që nesër, e premte, festohet Bajrami i Kurbanit dhe deputetët zgjodhën të mos punojnë.

Ngërçi vazhdon për shkak të insistimit të Lëvizjes Vetëvendosje për votim të fshehtë për kandidaten e tyre për kryeparlamenare, Albulena Haxhiun, e cila nuk po arrin shumicën e nevojshme, transmeton klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua