Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka gjobitur me 12 mijë e 100 euro Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ankesat janë bërë nga Lëvizja Vetëvendosje, shkruan Reporteri.net.
Një gjobë në vlerë prej 5 mijë euro kësaj partie i është shqiptuar për dy ankesa të VV’së, ku thuhet se tre prej kandidatëve për deputetë të kësaj partie, Shkëmb Manaj, Rexhep Kurbogaj dhe Lisa Rugovaj, kanë vendosur banerë/posterë në hapësirat/rrugët publike.
Në vendimin e PZAP thuhet se ata kanë shfrytëzuar jashtëlugjshëm hapësirat dhe rrugët publike, me vendosjen e posterave.
Gjoba tjetër në vlerë prej 4 mijë e 100 euro kësaj partie i është shqiptuar për posterët e kandidatit për deputet, Zeqir Gjukaj. Në ankesën e VV’së thuhet se ai kishte vendosur posterë në hapësirat e Palestrës Sportive “Karagaçi”.
Në përgjigje ndaj kësaj ankese, LDK ka thënë se postieri është vendosur ditën kur kjo parti ka mbajtur tubimin atje.
Në vendimin e PZAP thuhet se tubimi ishe mbajtur më 26 janar, e postieri ka qenë i vendosur aty edhe më 1 shkurt.
Gjoba tjetër në vlerë prej 3 mijë euro është për ankesën e VV’së, ku pretendohet se objektet publike në Obiliq janë përdorur në kundërshtim me ligjin nga kandidatja Linda Bekteshi, saktësisht për Palestrën e Sporteve “Adem Jashari”.
LDK në përgjigje ka thënë se kandidatja ka pasur pëlqimin e Komisionit Komunal Zgjedhor.
Në vendimin e PZAP thuhet se kandidatja ka shfrytëzuar hapësirën një ditë para datës për të cilën ka pasur leje.