Live

LDK në Kamenicë garon për zgjedhjet lokale me Shaip Surdullin

18:22 / 14 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Lidhja Demokratike e Kosovës për zgjedhjet lokale në Kamenicë do të kandidoj me Shaip Surdullin.

Në njoftimin e partisë thuhet që këto zgjedhje janë një mundësi për qytetarët që të rikthejnë dinjitetin, teksa janë shprehur të gatshëm për këtë.

Njoftimi i plotë:

Në respektim të vendimit të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe pas konsultimeve të gjera me strukturat tona në Kamenicë, Dega jonë atje ka zyrtarizuar emrat për zgjedhjet lokale 2025.

Kandidat për kryetar të Komunës së Kamenicës do të jetë z. Shaip Surdulli, ndërsa bartës i listës për Asamblenë Komunale është kryetari aktual i Degës, z. Jeton Biqkaj.

Këto vendime përfaqësojnë unitetin dhe përkushtimin e strukturës sonë për të sjellë ndryshim dhe qeverisje të përgjegjshme në Kamenicë. Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë se një garë, ato janë një mundësi për qytetarët që të rikthejnë dinjitetin dhe zhvillimin në komunën e tyre, përmes një platforme të qartë, me njerëz të dëshmuar dhe me vizion të cilin ua ofron LDK-ja.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur përgatitjet për këto zgjedhje të ardhshme, me struktura të konsoliduara dhe një angazhim të pakompromis për fitoren në Kamenicë. Me mbështetjen e qytetarëve, dhe me një ofertë të qartë programore, LDK do të rikthehet si forca kryesore politike në këtë komunë.

Shpërndaje në

U Kopjua