Live

LDK në udhëkryq, ende pa emër për Kryeminstër

19:50 / 07 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Rreth ores 19 ka përfunduar mbledhja e këshillit të përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në këtë mbledhje u tha se u diskutua mënyra se si LDK t’i fitojë zgjedhjet që priten të mbahen në vend.

“Kemi diskutuar qysh me i fitua zgjedhjet dhe do t’i fitojmë. Ato vendosen pak më vonë, mirëpo me rëndësi është që kemi diskutuar për programin tonë dhe për të gjitha veprimet që do t’i ndërmarrim të gjithë anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm, degët, të gjithë së bashku, në mënyrë që t’i fitojmë zgjedhjet”, tha Vjosa Osmani.

Ndërsa Naser Rugova ka theksuar se kanë biseduar për të gjitha temat dhe se LDK është më unike se kurrë. Por edhe Rugova tha se ende nuk kanë një emër konkret.

Shpërndaje në

U Kopjua