Lidhja Demokratike e Kosovës do të organizojë sot mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së ish-kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshit.
Kjo u bë e ditur përmes një postimi të kësaj partie në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
Mbledhja komemorative do të mbahet me fillim të orës 12:00 në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.