Live

LDK uron Bajramin: Festat si këto, na mësojnë për solidaritet, ndaj njerëzve që kanë nevojë

08:40 / 06 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Lidhja Demokratike e Kosovës ka uruar festën e Kurban Bajramit.

Në një postim në Facebook, LDK shkruan se festat si këto na mësojnë për solidaritet, bashkëpunim dhe dhembshuri ndaj njerëzve që kanë nevojë, transmeton Klankosova.tv.

“Të dashur qytetarë të besimit islam.

Me fat Kurban Bajramin!

Kjo festë, është sinonim i devotshmërisë, sakrificës e po ashtu mirënjohjes për Zotin. Festat si këto, na mësojnë për solidaritet, bashkëpunim dhe dhembshuri ndaj njerëzve që kanë nevojë.

Shëndet dhe mbarësi. Festa dhe gëzimi qofshin përherë me ju dhe familjet e juaja!”, shkruhet tutje në postimin e LDK-së.

Shpërndaje në

U Kopjua