Live

LeBron James shënon 30 pikë, por s’mjaftojnë për Lakers – derbin e LA e fitojnë Clippers

09:58 / 10 Nëntor 2022

Nga Denis Fana

Derbin e Los Angeles në NBA e ka fituar skuadra e Clippers.

LA Clippers kanë marrë fitore 114:101 përballë skuadrës së LA Lakers.

Lojtari më i mirë në këtë ndeshje ishte ‘Mbreti’ LeBron James, i cili kontribuoi me 30 pikë, por këto s’i mjaftuan skuadrës së  tij.

Në anën e Lakers, mirë bëri edhe Anthony Davis, i cili shtoi 21 pikë.

Te Clippers, Paul George ishte më i dalluari, me 29 pikë të shënuara.

Lakers vazhdon kësisoj formën negative në fillim të sezonit, pa zgjidhje për situatën. 

Shpërndaje në

U Kopjua