Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vuqë të Leposaviqit.
Një burrë është arrestuar nga policia nën dyshimet se kishte therur me thikë gruan me të cilën bashkëjeton.
Viktima kishte plagë në dorën e majtë.
Rastin u konfirmua për Klankosova.tv edhe nga policia.
47 vjeçarja u dërgua në QKMF në Soçanicë, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas është liruar.
Rasti po hetohet edhe nga Prokuroria dhe është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.