Live

Lëvizja për Bashkim: Qeveria e futi vendin në rrugë të gabuar për zbatimin e një marrëveshjeje që nuk zgjidh gjë

13:13 / 19 Mars 2023

Nga Kosova Live

Lëvizja për Bashkim ka deklaruar se Qeveria e Kosovës e ka futur vendin në një rrugë të gabuar, si dhe në një presion ndërkombëtar për zbatimin e marrëveshjes për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Lëvizjes për Bashkim, kjo marrëveshje e propozuar nga Bashkimi Evropian nuk është një zgjidhje e duhur.

“Lëvizja për Bashkim, edhe një herë deklaron se pa shtrimin e drejtë për zgjidhje të problemeve të mbetura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pra pa reciprocitet në të drejta deri në ripërcaktim të kufijve, nuk do të ketë marrëveshje finale, nuk do të ketë zgjidhje e as pajtim të dy vendeve”, ka thënë Lëvizja për Bashkim.

Mbrëmë në Ohër të Maqedonisë së Veriut, për 12 orë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur takim bashkë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, lidhur me arritjen e një dakordimi për këtë marrëveshje, por pa nënshkrim.

Shpërndaje në

U Kopjua