Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresë Tërshani në një lidhje direkte nga Kuvendi i Kosovës, ka bërë të ditur se aty ka lëvizje më shumë se në 51 seancat paraprake.
Ajo gjithashtu njoftoi se po vijnë edhe mysafirët, që janë ambasadorët që edhe e kishin paralajmëruar pjesëmarrjen në këtë seancë.
“Këtu tek Parlamenti i Kosovës ka më shumë lëvizje se në 51 seancat e kaluara. Janë mysafirët, ambasadorët e shteteve që përfaqësohen në Kosovë, të cilët siç kanë paralajmëruar dje, po vijnë në këtë seancë, që për ta është e fundit për konstituim të Kuvendit”, u shpreh tutje Tërshani.